
Ngrohja globale, rrufete kercenojne token
Rrufeja luan një rol të rëndësishëm në kiminë atmosferike, por ndikimi i ngrohjes globale mbi normat sjell për pasojë edhe fillimin e zjarreve të shumta në të gjithë planetin. Ngrohja globale do të rrisë frekuencën e goditjeve të rrufeve në tokë, pretendon një studim amerikan i publikuar së fundmi.
Studimi i publikuar në revistën “Science” kreu matjet e shpeshtësive të rrufeve ndër vite në bazë të të dhënave të siguruara nga detektorët e shpërndarë në SHBA. Me detet në rritje, uraganet intensive dhe stuhitë e shpeshta, ndryshimi i klimës do të rrisë frekuencën e goditjeve të rrufeve në tokë.
Frekuenca e goditjes së rrufesë mund të rritet nga rreth 50 për qind gjatë shekullit të ardhshëm. Një atmosferë e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi, thotë David Romps i Universitetit të Kalifornias. Dhe lagështia është një nga përbërësit kryesorë që shkakton rrufe të shumta. Rritja e rrufeve për pasojë do të ndikojë në shtimin e gazeve serë në atmosferë tonë.
Më shumë rrufe do të thotë shtim i mëtejshëm i ozonit, i cili është një gaz i fuqishëm serrë, shprehet Romps. Por në anën pozitive, rrufetë gjithashtu do të prodhojnë komponimet e quajtur oksidet e azotit, të cilat në mënyrë të tërthortë zvogëlojnë nivelet e metanit, një tjetër gaz i fuqishëm serrë.
Studimet fizike
Parashikimet aktuale të frekuencës së rrufeve janë të bazuara në trashësinë e reve sepse vëzhgimet tregojnë se retë e dendura gjenerojë më shumë rrufe.
Për çdo gradë rritjeje të temperaturës mesatare vjetore është bërë një përllogaritje e goditjeve të rrufeve dhe në vitin 2100 numri i rrufeve që do të godasin tokën në krahasim me vitin 2000 do të trefishohet.
“Çdo rrufeje ne vitin 2000 do t’i korrespondojnë 3 rrufe në 2100”, thotë David Romps. Efektet e rritjes së fenomenit do të ndjehen në rritjen e numrit të zjarreve, por edhe në ndryshimet atmosferike.
Si te mbrohemi nga rrufetë
Shumë i rrezikshëm është fenomeni i shkarkimit të rrufeve. Nëse goditesh drejtpersedrejti nga rrufeja ka shumë pak shanse për të mbijetuar dhe për këtë mjafton të shikosh ç’pasoja lë rrufeja tek pemet e goditura prej saj. Gjithsesi, rrufeja është e rrezikshme edhe kur bie afër (goditje jo e drejtperdrejte). Në fakt, ndryshe nga ç’mendohet, rryma e rrufesë nuk hyn drejtpërsëdrejti në terren, por “pluskon” në sipërfaqe duke e zvogëluar intensitetin dora-dorës që largohet nga pika e rënies. Për tu mbrojtur nga rrufetë, duhet medoemos që trupi yt të mos përfaqësojë pikën më të lartë të terrenit dhe duhet të shkosh e të strehohesh diku. Një vend i sigurt për shembull është makina; shkarkesa elektrike e rrufesë mbetet në sipërfaqen e jashtme dhe fusha elektrike brenda makinës është e papërfillshme. Pra nëse gjendesh jashtë gjatë një kohe me stuhi është shumë e rrezikshme. Kështu që kurrë nuk duhet të rrini nën pemë gjatë stuhive. Dhe duhet qe t’u shmangeni vendeve ku ka peme të veçuara ose grupe bimesh dhe strehohuni në një vend të mbyllur.
Parashikimi i stuhive është shumë i vështirë dhe shpesh bëhet në vija të trasha. Të parashikosh vendin dhe kohën e një stuhie është akoma dhe më e pamundur. Kështu që gjithçka varet nga kujdesi ynë dhe masat paraprake që do marrim.
Por një ndër masat që duhet të marrë gjithkush që ka një shtëpi private, apo kërkon të investojë në ndërtimin e një biznesi është mbrojtja me rrufepritëse. Shumë kompani ofrojnë komponentë të shumtë për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Një ndër to është kompania Elemko me filial ne Tirane.
Nevojat moderne kërkojnë që teknologjia të rritet me shpejtësi për pasojat që mund të shkaktohen në qoftë se një sistem teknologjik del jashtë funksionit. Mbrojtja nga mbitensionet impulsive është e nevojshëm në njësi spitalore, automatizime industriale, në njësitë e kontrollit automatik, objektet e komunikimit (fikse dhe mobile), stacione TV dhe radio, sistemet e kontrollit të trafikut ajror dhe shumë aplikacione tjera.
Një nga dëmet më të keqija elektrike që mund të pësojë një pajisje elektrike është për shkak të shkarkimeve atmosferike . Në raste kur një ndërtesë është e pajisur me pajisje elektrike dhe elektronike pëson një goditje të drejtpërdrejtë nga rrufeja, do të krijohen mbitensione të rrezikshme, të cilat do të dëmtojnë izolimet e pajisjeve duke çuar në shkatërrimin e menjëhershëm ose duke i çuar në një përkeqësim gradual. Mbrojtja e pajisjeve elektrike dhe elektronike nga efektet e dëmshme të rrufesë arrihet me mbrojtjen e brendshme kundër rrufeve.
Tel:+30 210 284 5400
Cel:+355 68 40 60 070
E-mail: Dergoji email kompanise
Web:www.elemko.gr
Më të lexuarat








